EMRI/ 63-vjeçari shkoi të sqarojë sherrin e të birit, por u goditet me shkelma për vdekje nga autori në Vlorë!

4 April 2026, 10:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ 63-vjeçari shkoi të sqarojë sherrin e të birit, por
Ismail Aliaj

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku humbi jetën 63-vjeçari, Ismail Aliaj.

Ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.

Babë e bir kanë shkuar në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, duke u përballur me autorin, i cili në ato momente ishte në makinë me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.

Fillimisht debati ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në fyerje dhe sharje.

Situata u tensionua edhe më shumë kur dy shokë të autorit u përfshinë në konflikt.

Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, Ismail Aliaj humbi jetën në vend.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Autorët e mundshëm janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë penale të ngjarjes.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar ngjarjen dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.


Video