Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj

3 April 2026, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika në Shkodër, plagosen dy të rinj
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Të dy janë lënduar dhe janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në sherr është përdorur një mjet prerës thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Shatërvani, pranë qendrës së qytetit.

“Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.


Video