Konflikt i dhunshëm mes disa personash në Vlorë, vritet 63-vjeçari, plagoset djali i tij (EMRI)

3 April 2026, 16:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konflikt i dhunshëm mes disa personash në Vlorë, vritet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përplasje e dhunshme është regjistruar mes disa personash mesditën e së premtes në zonën e njohur si “Rruga e Cipave” në Vlorë.

Si pasojë e konfliktit të dhunshëm ka ndërruar jetë 63-vjeçari Ismail Aliaj në ambientet e Spitalit të Vlorës. Ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.

Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.


Video