Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë/ Trupi u gjet nga postieri që do t’i dorëzonte pensionin, i moshuari humbi jetën nga…

3 April 2026, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë/
Gëzim Vija

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjeçarit në Bulgarec të Korçës.

Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet.

Ai e ka thirrur 78 vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78 vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, çfarë i ka sjellë vdekjen.

Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78 vjeçari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë.

Policia dhe ekspertët janë kthyer sot në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti me të cilin u krye vrasja.

Vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do orientonin policinë drejt identifikimit të autorit.


Video