Ish-zëvendës drejtori i “Operacionit Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi është dënuar me burg për dekonspirimin e hetimeve të shtetit gjerman te disa kriminelë shqiptarë.
Beteja e Shkëmbit me drejtësinë nisi në vitin 2020, kur në atë kohë drejtori i Policisë Ardi Veliu vendosi të pezullonte Shkëmbin pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane për dekonspirimin që kishte kryer.
Sipas hetimeve të kryera, rezultoi se Shkëmbi i kishte dërguar një fotografi nga sistemi “Deep See” shtetasit të identifikuar me iniciale K.V, i cili më pas ia ka dërguar me “forëard” personit tjetër nën hetim me inicialet A.P.
Prokuroria tha se Shkëmbi kishte dekonspiruar hetimin e shtetit gjerman ndaj disa personave shqiptarë me qëllim përfitimi.
Në atë kohë çështja i kaloi SPAK-ut e më pas Prokurorisë së Tiranës. Shkëmbi mesa duket do e ndjekë betejën edhe në apel.