“Më ngacmoi të dashurën”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit që plagosi të shokun në Kamëz: Mora kallashin dhe...

20 October 2023, 12:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më ngacmoi të dashurën”/ Zbardhet dëshmia e
Armir Hasa

Zbardhet dëshmia e Armir Hasajt, 18-vjeçari i arrestuar për plagosjen e një të mituri në Kamëz dy ditë më parë.

I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën.

Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë.

 

 


Video