Vrau fqinjin me sëpatë/ Flasin komshinjtë: Na duket e pabesueshme, ka qenë rob Zoti…

20 October 2023, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau fqinjin me sëpatë/ Flasin komshinjtë: Na duket e
Vrau fqinjin me sëpatë/ Flasin komshinjtë: Na duket e pabesueshme, ka qenë rob Zoti…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e së enjtes.

Musa Bajraktari, 69 vjeç, u qëllua për vdekje me një sëpatë nga fqinji i tij 60-vjeçar, Xhemal Zeqiri. Ky i fundit ka rënë në pranga, ndërsa uniformat blu dyshojnë se pas krimit qëndron një konflikt për motive të dobëta.

Trupi i pajetë i Musa Bajraktarit u gjet një ditë më parë në një kanal, disa metra larg shtëpisë ku ai jetonte, në Postribë.

Fqinjët kanë gjetur trupin e më pas kanë njoftuar policinë.  Fillimisht është menduar vdekje me shkaqe natyrale, por nga hetimet e kryera prej ekspertëve të kriminalistikës janë konstatuar shenjat e dhunës.

Autori i krimit është larguar me shpejtësi, por është arrestuar vetëm pak orë më vonë, ndërsa është sekuestruar edhe sëpata më të cilën goditi fqinjin.

Banorët e zonës shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë.

“As alkool nuk pinte, nuk dinim të kishte ndonjë problem. Nuk e besoj dot këtë që ka ndodhur", thotë një banor.

“Dy ditë më parë e pashë të kalonte këtu, me aq sa e kemi njohur ka qenë rob Zoti, asnjë problem”, thotë banore tjetër.

Familja Bajraktari ka hapur dyer e mortit dhe jashtë kamerës thonë se me autorin dhe familjen e tij nuk kanë patur konflikte.

Ngjarja i ka shokuar, ndërkohë që policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të krimit, që jeton pak metra larg shtëpisë së viktimës.


Video