Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë pasditen e sotme në Korçë.
Viktima është shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, ku ai është gjetur i vdekur në hyrje të fshatit Dërsnik në anë të rrugës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhëna e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.