Bordi i "Çetit", Balluku: E shpërndajmë direkt, nëse qytetarët nuk e duan

5 July 2022, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i "Çetit", Balluku: E shpërndajmë direkt,
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se nëse qytetarët nuk do ta dëshironin Bordin që përcakton çmimin e karburanteve, do të ishte gjëja më e thjeshtë që ky bord të shpërndahej.

Sipas ministres, qeveria u detyrua për të mbajtur bordin, për të ruajtur çmimet.

“Ne jemi detyruar që të kemi këtë bord, vetëm për të ruajtur tavanin e çmimit dhe për të mos lejuar që ky çmim të shkojë më lart. Nëse qytetarët nuk do ta dëshironin këtë bord, padyshim do ishte veprimi më i thjeshtë, të mblidheshim në mbledhjen e fundit dhe ta shpërndanim këtë bord pasi e ka kryer detyrën dhe ka mbajtur këtë çmim aq sa ka mundur”, tha Balluku në EuroNews Albania.

Sipas Ballukut, askush nuk e ka kënaqësinë që të jetë në këtë bord dhe të prekë tregun e lirë, por theksoi se po jetojmë jemi në kohë krizas


Video