Toka “mollë sherri”, arrestohet 37-vjeçari që tentoi të vriste bashkëfshatarin në Belsh

5 July 2022, 20:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Toka “mollë sherri”, arrestohet 37-vjeçari që
Foto ilustruese

Policia e Belshit ka arrestuar 37-vjeçarin, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas konfliktit me një bashkëfshatar. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet D.H. teksa ngjarja ka ndodhur në fshatin Çepe.

Sipas burimeve zyrtare, 37-vjeçari,  gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar, duke u kapur një ditë më pas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video