Kosovarit i shpërthen në flakë makina në Vlorë, çfarë dyshohet

5 July 2022, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosovarit i shpërthen në flakë makina në Vlorë,
Foto ilustruese

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Vlorë. Burime zyrtare bëjnë me dije se makina ka qenë në pronësit të shtetasit K. D, banues në Prishtinë.

Po të njëjta burime njoftojnë se automjet ka qenë duke lëvizur në zonën e Llogarasë në momentin kur ka marrë flakë dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.

Dyshohet se makina ka marrë flakë aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video