Bleu vota për të bijën në Vorë, GJKKO dënon ish-kryeplakun e Bërxullës!

28 October 2024, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bleu vota për të bijën në Vorë, GJKKO dënon

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.

Agim Loci nuk do të bëjë burgim, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet.

Akuza ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte korrupsion zgjedhor.

Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ku vajza e ish-kryeplakut kandidonte për këshilltare, me koalicionin Berisha-Meta dhe Loci kishte paguar 10 mijë lekë një qytetar që të votonte për të. 

Më 25 Prill të këtij viti SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim.


Video