Dumani udhëton drejt Brazilit, fokusi te transporti i drogës nga Amerika Latine në Europë

28 October 2024, 14:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dumani udhëton drejt Brazilit, fokusi te transporti i drogës nga
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka udhëtuar drejt Brazilit i shoqëruar nga katër prokurorë të tjerë.

Përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Kreu i SPAK shoqërohet në Brazil nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara.

Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine gjatë vitit 2023 SPAK ka dërguar 3 letër-porosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil.


Video