EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, ky është drejtuesi i mjetit që humbi jetën

28 October 2024, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Aksidenti tragjik në Lezhë, ky është drejtuesi i

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë humbi jetën një person.

Bëhet fjalë për shtetasin Bledi Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.

Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme për aksidentin


Video