Mediat peruane kanë zbardhur identitetet e dy shqiptarëve, të cilët janë "kokat" e një grupi të trafikut të drogës dhe "pronarët" e kokainës prej 2.2 ton të kapur para pak ditësh në Peru.
Bëhet fjalë për shtetasit Frank Malo dhe Gentjan Meta, të cilët njihen ndryshe dhe me emrat si "Barbas" dhe "Pelado" dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë peruane kundër narkotikëve, trafikantët shqiptarë frekuentonin shpesh ambientet e një kompanie agroindustriale ndërsa bëhet e ditur se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes.
Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, ndërsa kanë udhëtuar drejt qytetit peruan me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën dhe koordinimin në trafikimin e më shumë se dy tonëve kokainë. Dy shqiptarët kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit duke u paraqitur si turistë, për të kryer dërgesën e drogës që do të transportohej në rrugë detare përmes portit të Callaos dhe kishte si destiancion Holandën.
Sipas policisë peruane, Frank Malo dhe Gentjan Meta janë "kokat" e një grupi me anëtarë shqiptarë, kolumbianë dhe ekuadorianë që merren me trafikun e lëndëve narkotike nga vendet e amerikës latine drejt Europës.
Ata e paguanin kokainën me monedha virtuale, Bitcoin dhe droga që iu kap në Peru kapte një vlerë rreth 160 milionë euro. Kokaine ishte fshehur në kuti me asparagus. Ditën kur u kap kokaina u arrestuan 7 persona.