Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama është nisur para pak minutash drejt Kievit, së bashku me homologun malazez Dritan Abazoviç.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, ku ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe krahas tyre shkruan: Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky.
Zelensky ftoi Abazoviçin të vizitojë Kievin gjatë një komunikimi në telefon. Abazoviç pranoi të udhëtojë drejt Ukrainës në një kohë kur vendi ndodhet nën ankthin e luftës, prej 24 shkurtit kur Rusia nisi sulmet.
Zelensky ftoi dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski, por ai e refuzoi me arsyetimin se ka agjendë të ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.