34-vjeçari vdes dy ditë pas vizitës në spitalin e Pogradecit, vihet nën hetim mjeku

14 June 2022, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
34-vjeçari vdes dy ditë pas vizitës në spitalin e
Spitali i Pogradecit

Një mjek i urgjencës të spitalit të Pogradecit është vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Bëhet fjalë për mjekun me iniciale G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.

Burime zyrtare bëjnë me dije se procedimi penal ndaj këtij mjeku ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon më datë 28 Mars të këtij viti, tek urgjenca e spitali të Pogradecit, ky mjek nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Fatkeqësisht, vëllai i saj ka ndërruar jetë në banesë dy ditë pasi është vizituar në Urgjencën e Pogradecit, për shkak të një infarkti në zemër.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Video