“Burri më tradhtoi me sekretaren”/ Shefja shqiptare e kuzhinës, Majlinda Brakaj: Babai më tha s’do jesh më vajza jonë

14 June 2022, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Burri më tradhtoi me sekretaren”/ Shefja shqiptare e
Majlinda Brakaj

Majlinda Brakaj, shefja e kuzhinës shqiptare që emigroi drejt Greqisë shumë vite më parë sot numëron plot 38 medalje në profesionin e saj.

Brakaj u largua në këmbë drejt Greqisë ashtu si shumë shqiptarë të tjerë duke ecur përmes maleve pavarësisht se babai e kishte paralajmëruar se nëse do të largohej nuk do të ishte më vajza e familjes. Në intervistë për ABC ajo ka treguar se sot është e martuar dhe jeton në Luksemburg, pas divorcit nga martesa e parë, ku ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar me sekretaren.

“Kam ikur nga mali për në Greqi. Isha munduar dy herë dhe im atë më thotë, nëse ikën prapë nga shtëpia nuk do të jesh më vajza e familjes.  Isha me një grup shoqërie nga puna. Edhe i thashë: ‘Baba unë do iki nëse nuk më ecën do hidhem nga mali që vetëm ti të jesh krenar për mua”, shprehet ajo.

Brakaj foli edhe për vështirësitë që hasi në momentin e mbërritjes në Greqi, për shkak të racizmit. “Atëherë ka qenë shumë e vështirë, pasi në vitet 90 racizmi ishte shumë i ndjeshëm. Nëse nuk ishe e krishterë dhe ishe myslimanë ishte problem për ta.  Madje, unë mezi kam çuar vajzën në shkollë se nuk e pranonin se ishte shqiptare. I thoshin ik nga këndi i lojërave të luajnë një herë fëmijët grekë pastaj ti, se janë shqiptarët.

Shkova për të regjistruar vajzën për shkollën e dizajnit dhe më thanë që kanë një vend në kuzhinë. Unë pranova menjëherë se mamaja ime ka qenë kuzhiniere dhe e kisha me pasion.  Kështu nisa shkollën dhe isha nxënësja më e madhe e klasës. Tashmë kam fituar mbi 38 medalje në kuzhinë”, tregoi ndër të tjera Majlinda.


Video