ONM kërkoi shkarkimin, konfirmohet në detyrë numri 2 i GJKKO-së

14 June 2022, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ONM kërkoi shkarkimin, konfirmohet në detyrë numri 2 i
Irena GJOKA

Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

KPK fillimisht kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e posaçme, por vendimi ishte apeluar nga Komisioneri Publik. Kjo, pas pretendimeve të ngritura nga ana e ONM.

KPA në vendimin e shpallur këtë të martë, hodhi poshtë pretendimet, duke e konfirmuar në detyrë Gjokën. Irena Gjoka prej afro një viti mban edhe postin e nënkryetares së GJKKO.


Video