Prokuroria rikthehet në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, rindërtohet skena e krimit

14 June 2022, 11:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokuroria rikthehet në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, rindërtohet
Pamje nga skena e vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona.

Pjerin Xhuvani,  u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur  Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

E plagosur po ashtu mbeti  dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare.

Prokuroria rikthehet në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, rindërtohet


Video