Bagëtitë u kthyen në shtëpi pa çobanin e tyre, gjendet i vdekur 69-vjeçari (EMRI)

30 January 2023, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bagëtitë u kthyen në shtëpi pa çobanin e tyre,
Pamjet nga kërkimet e policisë

Policia dhe familjarët kanë gjetur të pajetë 69-vjeçarin Taqi Bërxulla nga fshati Dhivër i bashkisë Finiq.

Ai ishte denoncuar i humbur prej mbrëmjes së djeshme, ku kishte dalë për të kulloturt bagëtinë dhe në mbrëmje bagëtitë ishin kthyer në banesë pa çobanin e tyre.

Gjatë kontrolleve të sotme nga autoritetet, Taqi Bërxulla u gjet i pajetë pranë një greminë afër një manastiri në fshatin Dhivër.  Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.


Video