Policia e Shtetit prej disa ditësh është duke ekzekutuar operacionin "Fijet", për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në rrugë nga grupet kriminale.
Së fundmi, u hoqën në Fier dhe Lushnjë dhe disa kamera ishin vendosur edhe tek pallati ku banon reperi Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio Serbiano.
Ai monitoronte "bunkerin" e tij, siç e quan ai apartamentin e tij dhe ka reaguar pasi policia i hoqi kamerat. Cllevio thotë me ironi se 44 policë shkuan t’i hiqnin kamerat, dhe se po të ishin vetëm dy do t’i kishte “korruptuar”.
“Unë jam me dosje të zezë. Unë jam gango me dosje, nuk jam unë gango Tik Tok. Mua dhe kur vinë të më heqin kamerat vijnë 44 policë. Se dy policë nuk i lej unë, për Zotin nuk i lë. Nuk i lë se i korruptoj vëllai, jo po kshu, jo po ashtu. Me llafe ja marr mendjen 2, po, por po u bën 4. Jo se do i rraf. Ata vinë 40 e thonë: “O Keviol, ore padroni i kamrave, hajde pak. Po Shefi. Pse i ke vënë kamerat?” Duhet të jap arsyen pse i kam vënë. Nuk ja kam dhënë akoma se do vi baba nga Amerika tja japë” dëgjohet të thotë Cllevio në një video në Tik Tok.