Avokati Skënderaj: Prokuroria ka ngritur akuza për inceneratorin e Elbasanit, që nuk ekzistojnë në literaturë ligjore

24 May 2023, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati Skënderaj: Prokuroria ka ngritur akuza për inceneratorin e
Klodjan Skënderaj

Avokati i të pandehurve për Inceneratorin e Elbasanit, Klodjan Skënderaj ka theksuar se Prokuroria nuk është thelluar në hetime, por është ndalur vetëm në kallëzimet e subjekteve politike dhe shkresat e nënshkruara.

I ftuar në emisionin Zona Zero në Top News, Skënderaj deklaroi se termi “pronar faktik” i përdorur për të akuzuarin Mirel Mërtiri nuk ekziston ën literaturë ligjore dhe shtoi më tej se nuk ka prova konkrete për të.

Ai përmendi dhe tre pikat kryesore se ku do të mbrohen në seancës e 1 Qershorit, teksa tha se do të kërkojnë pushimin e çështje, pasi po hetohet një çështje me të njëjta prova që është hetuar më parë dhe ka një vendim të formës së prerë.

“Ne jemi në fazën e kaluar erdhi me konkluzione përfundimtare. Masat e kërkuara për dënimet janë të larta, megjithatë pretenca dhe konkluzionet e Prokuorit janë të njëjta që i kemi hasur dhe herë të tjera si njoftim për përfundim hetimesh etj.

Nuk shoh ndonjë thellim të hetimeve. Ka qenë një kallëzim i një subjekti politik dhe më pas Prokuroria ka marrë disa shkresa. Nuk shoh ndonjë gjë të re në konkluzionet e prokurorit. Prokuroria pretendon se këtu është konsumuar vepra penale e shpërdorim  detyra dhe më pas është hedhur tek çështja tregtare, ku kërkohet dënim për korrupsion aktiv dhe për pastrim të produkteve penale.

Financimet kanë ardhur nga një kredi dhe nga buxheti i shtetit, këtu nuk mund të flitet për pastrim të produkteve penale. Kërkohet dënim dhe i personave të tjerë që nuk kanë ndonjë lidhje apo përgjegjësi, siç është dhe termi pronar faktik që nuk ekziston fare në literaturë. Është një interpretim i sforcuar për të ngarkuar me vepra penale individë të veçantë. Të thuash që X i pandehur se është pronar faktik se ka 1. 2. 3 emaile është një interpretim që nuk përbën sens. Pra të akuzosh dikë se ka kryer vrasje për shkak se Prokuroria di se ka patur konflikt me viktimën por duke mos patur asnjë provë apo të dhënë konkrete, kjo nuk përbën sens.

E dyta kush do të mbajë përgjegjësi, pronari faktik apo pronari de jure? Pra se këtij i thonë ti je pronar faktik dhe duhet të mbash përgjegjësi. Por nëse ai që të akuzon nuk të provon asgjë atëherë si do të mbash përgjegjësi penale. Ka një prezumim nga ana e Prokurorisë dhe jo fakt konkret.

Ne jemi të bindur që në rastin konkret faktet janë të njëjta. Duhej të provohej akuza, deri tani nuk janë bërë.

Problemi tjetër tek ne është që caktohet masa e sigurimit pa u marrë në pyetje personi i pandehur. Nuk bën sens që të vraposh menjëherë tek masa ekstreme e arrestit me burg.

Pretendimet tona do të jenë në disa dimensione. Së pari jemi përpara një çështje të gjykuar dhe të dhënë një vendimi të formës së prerë dhe nuk bën sens që t’ju japësh një vendim tjetër. Nga ana tjetër ka dhe probleme parashkrimi, pasi edhe nëse merret i mirëqenë që është konsumuar korrupsion, atëhere kur është konsumuar kjo vepër penale? Kur është dhënë koncesioni apo kur është janë prerë faturat? Së treti ai ka ndonjë gjë konkrete a person konkret të ketë lëvruar para? Pra të dënohet një person vetëm se hidhet teza se është pronar faktik. Pra këto do jenë pretendimet tona në seancën e ardhshme.

Ne i mëshojmë faktin se në rastin konkret nuk ka vepër penale dhe çështja duhet të pushohet. Gjykimi i shkurtuar nuk është pranim fajësie.“ - deklaroi avokati Klodian Skënderaj.


Video