Arrestohet shqiptari në Serbi/Autoritetet dyshojnë se do kryente sulm terrorist

27 December 2022, 22:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet shqiptari në Serbi/Autoritetet dyshojnë se do kryente sulm
Momenti i arrestimit

Shërbimet Sekrete serbe përgjatë një operacioni në Bujanoc kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi thuhet se ishte duke përgatitur një sulm terrorist.

Sipas njoftimit të BIA-s mësohet se shqiptarit me ininciale A.B  ju gjetën një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni.

Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i tij ka qenë transportimi i armëve drejt Kosovës.

Arrestimi i tij ka ardhur në një periudhë ku tensionet në veri të Kosovës sa vijnë edhe po shtohen.


Video