Del VIDEO e re nga vrasja e Organjas dhe Çerçizajt, bashkëpunëtori e priti autorin me motor ndezur

27 December 2022, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del VIDEO e re nga vrasja e Organjas dhe Çerçizajt,
Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj

Kanë dalë pamje të reja nga ekzekutimi i dy shqiptarë Armando Organja dhe Kreshnik Çerçizaj mbrëmjen e 18 Dhjetorit në Athinë.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke tregohen lëvizjet e autorëve para ekzekutimit me gjakftohtësi të dy shqiptarëve brenda lokalit.

Autori i maskuar kishte një bashkëpunëtor që e la 200 metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni. Në videon e ANT1 duket se autori i dyshuar ecën në këmbë ndërsa bashkëpunëtori e ndjek me motor. Edhe në pamjet e siguruara nga një kamera biznesi, të dy shfaqen shumë pranë kafenesë ku ishin ulur Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj.

Dy minuta më vonë, autori shfaqet në kafene ku qëlloi me breshëri plumbash dhe doli me vrap duke lënë të vdekur dy shqiptarët dhe plagosi me plumb qorr një grua. Bashkëpunëtori nuk e fik në asnjë moment motorin pasi qëndron gati për tu larguar me autorin dhe të zhduknin gjurmët. 

Këto pamje janë në duart e policisë greke e cila po punon për identifikim e autorëve. Dyshohet se ky atentat ka lidhje dhe me vrasjen e ndodhur 3 ditë para kësaj ngjarje ku u ekzekutua në Tiranë Edmond Papa. Dyshohet se vrasjet janë porositur nga burgu.


Video