Shqipëria heq vizat me Kinën

27 December 2022, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria heq vizat me Kinën
Shqipëri-Kinë

Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave. Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Shqipëria heq vizat me Kinën


Video