Arrestohet në Athinë shqiptari Geron Cecja: Ishte në kërkim prej 20 vitesh për vrasje

14 August 2026, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet në Athinë shqiptari Geron Cecja: Ishte në kërkim

Geron Cecja, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi u krye nga një task-forcë speciale e policisë greke, pas informacionit mbi vendndodhjen e tij.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, Cecja u arrestua mesditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë, nga oficerë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke.

48-vjeçari, i datëlindjes 27 nëntor 1978, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një bashkëatdhetari në Tiranë, në vitin 2006. 

Për të ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa prej rreth 20 vitesh ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Pas arrestimit, Cecja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi.

Tashmë pritet vendimmarrja e autoriteteve greke lidhur me procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.


Video