Arrestohet ish-lideri i organizatës terroriste greke "Agimi i Artë", do vuajë 13 vite burg

3 June 2024, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet ish-lideri i organizatës terroriste greke "Agimi i
Nikos Michaloliakos

Ish lideri i organizatës Agimit të Artë në Greqi, është arrestuar pasi do të vuajë 13 vite burg për drejtim të një organizate kriminale. 

Nikos Michaloliakos u arrestua në banesën e tij paraditen e të hënës, (3 qershor) pas vendimit të gjykatës së Apelit të Lamias Këshilli i Apelit, duke miratuar propozimin e prokurorit, e cilëson atë si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.

Ndër të tjera citohet dhe shkrimi i tij në mediat elektronike ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist të Agimit të Artë, pavarësisht gjykimit dhe dënimit të tij për ato vepra penale.

Në 2020 Gjykata e Apelit në Athinë shpalli “Agimin e Artë” si organizatë terroriste. 


Video