U thirr në SPAK, Xhelal Mziu: U pyeta si person në dijeni!

3 June 2024, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U thirr në SPAK, Xhelal Mziu: U pyeta si person në dijeni!
Xhelal Mziu

Deputeti i PD, Xhelal Mziu është thërritur në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me disa tendera në kohën që drejtonte bashkinë e Kamzës. Prokuroria ka dyshime se dhënia e këtyre tenderave të jetë bërë në mënyrë abuzive.

Mësohet se Mziu ka dhënë sqarime përballë prokurorit të Posaçëm, Elvin Gokaj, në lidhje me disa tendera për pastrimin e qytetit.

Menjëherë pas daljes deputeti ka thënë: “Isha në SPAK ku u pyeta si person qe ka dijeni në lidhje me një kallëzim për disa tendera për pastrimin e qytetit në vitin 2019”.

 


Video