Me dëmtime të rënda në kokë, bie nga kati i dytë i banesës biznesmeni Nikollaq Bollano

3 June 2024, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me dëmtime të rënda në kokë, bie nga kati i dytë i
Momenti kur u gjet në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në Himarë.

Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë. 51-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës.

Mësohet nga policia se 51-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video