Po peshkonte në lumë, ky është 30-vjeçari që humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën (EMRI)

2 June 2024, 19:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po peshkonte në lumë, ky është 30-vjeçari që
Klodjan Kala

Pasditen e së dielës, në fshatin Sofraçan në Bulqizë humbi jetën një 30-vjeçar teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Viktima është shtetasi Klodjan Kala.

Ai kishte shkuar për të peshkuar, duke përdorur një gjenerator, teksa ka rënë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.


Video