EMRAT / Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

2 June 2024, 21:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT / Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është vënë në pranga, pasi plagosi me thikë 34-vjeçarin Hariz Shushku-n.

Blerim Balla është vënë në pranga, pasi policia u njoftua për plagosjen në zonën e Farkës.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se sherri ka ndodhur për motive prone, por sipas policisë ka qenë një konflikt i çastit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video