Arrestohet autori i plagosjes me thikë në Korçë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë (EMRI)

15 August 2025, 20:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet autori i plagosjes me thikë në Korçë,

Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të 27-vjeçarit në Korçë Ari Kodra.

Ai është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur rëndë, dhe policia me stafin mjekësorë e kanë transportuar menjëherë në spital.

Nga ana tjetër mësohet se i dëmtuari 27 vjeçar është në gjendje stabël në sallën e reanimacionit.

Policia ka gjetur edhe mjetin prerës thikë me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Video