Qëllohet me thikë 27-vjeçari në Korçë, në gjendje të rëndë për jetën

15 August 2025, 19:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qëllohet me thikë 27-vjeçari në Korçë, në

Një 27-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

Sipas raportimeve, 27-vjeçari i identifikuar si Ari Kodra ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga mjeti prerës, thikë.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës.


Video