Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, evakuohen qytetarët (reagon Policia)

25 April 2026, 21:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”

Një alarm për bombë ka alarmuar qytetarët në qendrën tregtare “Toptani”.

Pas alarmit për bombë, shërbimet e policisë kanë nisur menjëherë kontrollet.

Godina është evakuuar menjëherë pas njoftimit për kërcënim me eksploziv, i cili dyshohet se është dërguar përmes një emaili.

Policia, pas kontrollit, thotë se nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video