Vrasja në Memaliaj/ Gjykata liron nga qelia, tre të arrestuarit!

25 April 2026, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Memaliaj/ Gjykata liron nga qelia, tre të arrestuarit!
Endri Goxhaj

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka liruar nga qelia tre të arrestuarit pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhaj më 21 prill në Memaliaj.

Në arrest shtëpie u lanë Dani Nela, Aldo Kalemi dhe Ermal Mataj.

Dani Nela dhe Aldo Kalemi u arrestuan nga policia për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa Ermal Mataj u arrestua me akuzën për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë  janë shpallur në kërkim shtetasit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela, të dyshuar për “vrasje me dashje”.


Video