Aktivisti shqiptar "provokon" me thirrjen kontroverse në protestën për Palestinën: Nga lumi në det...

20 October 2023, 20:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktivisti shqiptar "provokon" me thirrjen kontroverse në
Protesta në mbështetje për Palestinën në Tiranë

Qindra qytetarë shqiptarë morën pjesë sot në një protestë të organizuar në sheshin “Skënderbej” për të shprehur mbështetjen ndaj Palestinës.

Ata u shfaqën me flamuj shqiptarë dhe flamurin palestinez teksa hodhën parrulla kundër bombardimit të Gazës. Në disa parrulla gjithashtu lexoheshin mesazhet “Palesina e lirë” dhe “Zgjidhje dy shtetërore”.

Kjo e fundit është një propozim ndërkombëtar që konflikti Izrael-Palestinë të zgjidhet duke garantuar një shtet për secilin.

Në protestë ka qenë i pranishëm edhe aktivisti Marlind Laçi, i cili është treguar pak më tepër i guximshëm në shprehjen e mbështetjes së tij për Palestinën.

Në rrjetet sociale teksa ka shpërndarë foto nga protesta, ai shkruan “From the river to the sea”. Ky është një varg i këngës që përkthehet “Nga lumi në det”.

Shprehja konsiderohet anti-semite, pasi është përdorur gjerësisht në kontekstin që aty duhet të ekzistojë vetëm shteti i Palestinës nga lumi (Jordan) deri në detin (Mesdhe).

Shprehja është adoptuar për herë të parë nga Organizata për Çlirimin e  Palestinës pak pas themelimit në 1964-ën dhe përdoret sot si nga Hamas po edhe nga liderat arabë e deri te protestat e ndryshme anembanë botës.

Aktivisti shqiptar "provokon" me thirrjen kontroverse në

Postimi i tij ka provokuar jo pak komente:

Aktivisti shqiptar "provokon" me thirrjen kontroverse në



Video