Aksident në rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

13 July 2025, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makinat përplasen ‘kokë

Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Video