Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

13 July 2025, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit, emërohen
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Nuk ndalen ndryshimet në Policine e Shtetit. Së fundmi kryepolici Ilir Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.

Ndërkohë Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin por edhe në drejtues qarqesh. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.


Video