Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur, një 60-vjeçare në gjendje të rëndë

8 January 2023, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident mes tre automjetesh në Gjirokastër, tre të plagosur,
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Kordhocë”, ku përplasja mes tre automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, ku mjeti “Nissan i drejtuar nga 66-vjeçari J.D. banues në Gjirokastër është përplasur me një Ford ku ndodhej 37- vjeçari E.L.  dhe furgonin e drejtuar nga 55-vjeçari N.B.

Drejtuesit e dy automjeteve janë lënduar lehtë, ndërkohë që një 60-vjeçare që ishte pasagjere brenda mjetit Nissan është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video