Aksident me vdekje në Golem, humb jetën 56-vjeçarja

26 October 2025, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Golem, humb jetën 56-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Golem.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, ku shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video