Aksident i trefishtë në Lezhë, një vajzë 6-vjeçare mes pesë të plagosurve

25 October 2025, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i trefishtë në Lezhë, një vajzë
Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjadër të Lezhës, ku kanë mbetur të plagosur pesë persona. Mes tyre edhe një vajzë 6-vjeçare.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video