EMRI/ Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në Elbasan, inxhinieri rrëzohet dhe humb jetën!

25 October 2025, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Po inspektonte punimet për ndërtimin e urës në
Guri Dashi

Viktima është identifikuar si Guri Dashi, me origjinë nga Rrajca e Librazhdit.

Prej vitesh, ai ka punuar në disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend.

Ikja e tij e parakohshme ka lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët, ndërsa më së shumti që vuajnë dhimbjen e madhe janë dy fëmijët e tij të mitur.

Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.

Në këtë aksident tragjik, shoqëria e tij humbi një profesionist të përkushtuar dhe një familjar shembullor.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në punë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar fatal për inxhinierin Guri Dashi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin kanë arrestuarështetasin Enver Hoxha, 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik në kantierin ku ndodhi ngjarja.

Arrestimi i Enver Hoxhës u krye për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se mungesa e zbatimit të rregullave të sigurisë ka sjellë pasojën tragjike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.


Video