Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë, pranë një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor.
Paraprakisht raportohet se drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy mjeteve, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës mjekësore.