Aksident fatal në Lushnje, ndërron jetë 43-vjeçari! (EMRI)

2 June 2026, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident fatal në Lushnje, ndërron jetë 43-vjeçari! (EMRI)

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një 43-vjeçar në Lushnje. Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plastmasit.

Mjeti tip ‘Benz’ ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.


Video