Në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër përveçse vdekjes së një djali 2-vjeçar shqiptar në trupin e të cilit kishte mavijosje të ndryshme. Në fillim çështja u trajtua si një aksident në familje, por duke parë se lëndimet nuk përputheshin me versionin e nënës, policia e konsideroi si “vdekje të dhunshme”.
Nëna e fëmijës e identifikuar si Hatixhe Kamxhiu tani ndodhet në burg e akuzuar për vrasjen e njërit prej fëmijëve të saj dhe për plagosjen e binjakut tjetër. “Në fillim u tha se ai kishte rënë nga një karrige e lartë”, – shpjegon për mediat vendase një grua e këtij qyteti.
Në fillim fqinjët e kanë empatizuar shumë nënën, 32-vjeçare shqiptare pasi menduan se fëmija e saj kishte pësuar një aksident fatal. “Ne iu bashkuam asaj sepse të tillë jemi këtu”, – thotë një tjetër nga fqinjët.
Ishte nëna e të vegjëlve që telefonoi në numrin e telefonit të urgjencës më 11 qershor për të lajmëruar aksidentin e supozuar që kishte pësuar një nga fëmijët e saj. Hetuesit vunë re se edhe vëllai i tij binjak kishte mavijosje në trup. Ai u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Alicantes ku iu krye një studim i detajuar i dëmtimeve.
Hatixhja nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga. Të njohurit e saj thonë se ajo ishte një grua të vetmuar dhe me pak miq. “Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze. Qortonte fëmijët e saj për gjithçka” – thotë një fqinj.
“Ajo u bërtiste gjithmonë”, – thotë një tjetër që e kishte pytur gruan një ditë se përse djali kishte shenja kafshimi në krahë, por ajo ishte justifikuar se fëmijët ishin grindur me njëri – tjetrin. “Një ditë i thashë të mos i qortojë kështu fëmijët”, – shpjegon një nga fqinjët.