Një punonjës në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Policia e Elbasanit bën me dije se për vdekjen e 45-vjeçarit me iniciale O.P., janë arrestuar tre punonjës të fabrikës.
-Kul Bahadur Bisëakarma, 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;
-Aaditya Ras, 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;
Andi Bajrami, 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy administratorët e firmës, shtetasit:
I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.