189 pasagjerë presin 13 orë në aeroportin e Rinasit, "Wizz Air" i hipën dhe i zbret në avionë të ndryshëm

13 October 2022, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
189 pasagjerë presin 13 orë në aeroportin e Rinasit, "Wizz
Wizz Air

13 orë kanë pritur pasagjerët e linjës Tiranë-London Luton në aeroportin e Rinasit. Biletat ishin prerë me kompaninë Wizz Air, që nuk zhgënjen aspak me vuajtjet e shqiptarëve.

Sipas një qytetari, i cili ka denoncuar tek JOQ, pasagjerët kanë hipur tre herë në avionë të ndryshëm dhe më pas janë zbritur sërish, për arsye që ende nuk dihen. Nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë abuzimet me këtë linjë.

"Përshendetje! E kishim në orën 5 të mëngjesit per tu nisur dhe e kanë shtyre tre herë. Na kanë hipur në avion tre here, jemi 189 pasagjere. Dhjete here na kane numru me gisht ne avion si me qene dele." shprehet qytetari.


Video