Ndodhi për një borxh 500 euro, kush është shqiptari që u vra në Itali (EMRI)

13 October 2022, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodhi për një borxh 500 euro, kush është shqiptari që
Ragip Kolgeci

Është identifikuar shqiptari që mbeti i vrarë nga përplasja mes dy bandave mbrëmjen e djeshme në zonën e Fierës në Treviso të Italisë, teksa u plagosën dhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Viktima është shtetasi 52-vjeçari Ragip Kolgeci nga Kosova. Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan mëngjesin e sotëm dy kosovarë, shtetasit Afrim Manxhuka, 52-vjeç dhe Valmir Gashi, 32 vjeç. Ky i fundit po hetohet për përfshirje në vrasjen e Luciano Paro, më 8 maj 2021.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se konflikti ka ndodhur për një borxh rreth 500 euro dhe se të gjithë personat e përfshirë në sherr janë punojnë në sektorin e ndërtimit.

Si ndodhi ngjarja

Një furgon i mbushur me njerëz dhe disa makina mbërritën në vendgjarje. Të tjerët të mbërritën në këmbë, duke shkuar në një numër prej gati 20 personash.

Banda doli nga furgoni me shkopinj në duar dhe iu drejtuan viktimës dhe familjes së tij. Pasi goditëm 52-vjeçarin me shkelma e grushte, e qëlluan për vdekje me thikë.

Në vendngjarje u gjetën disa shkopinj me gjak dhe këllëfi i një thike. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur përballë një lokali kinez. Pronarja, sapo dëgjoi britmat, mbylli dyert, por duket se një i ri mes të përfshirëve në ngjarje ka arritur të strehohet brenda lokalit.

Një pjesë e përleshjes është kapur nga kamerat e sigurisë. Viktima kishte lëndime vdekjeprurëse në kokë dhe këmbë.

Motivi i krimit

Vrasja e Ragip Kolgecit ndodhi për shkak të një borxhi prej 500 eurosh që djali i tij kishte. Viktima ka tentuar të mbrojë djalin e tij. Të dy palët kishin lënë takim mbrëmjen e 12 tetorit, por të dy bandat u mbërritën në vendngjarje të armatosura dhe menjëherë filloi përleshja, më pas epilogu tragjik. Personat e përfshirë ishin të gjithë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Video