
Policia e Tiranës ka arritur të finalizojë operacionin “Dietologia”. Sipas njoftimit të dhënë për mediat, bëhet e ditur se gruaja 41-vjeçare që prezantohej si dietologe, mashtronte qytetarët me receta për dietat.
Sipas policisë shumat që ajo përfitonte ng aklinetët varjonin nga 150-300 euro. Vihet në dukje se gjatë momentit të kryerjes së hetimit nga policia ‘Dietologia’ ka fshirë të gjitha bisedat telefonike me klinetët e saj.
Njoftimi
Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”.
Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:
– S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.